“Ukraina duhet të pranojë negociatat”, Papa Françesku thirrje për paqe: Ai që gjen guximin të ngrejë flamurin e bardhë është më i fortë!

ukraina duhet te pranoje negociatat papa francesku thirrje per paqe ai qe gjen guximin te ngreje flamurin e bardhe eshte me i forte
ukraina duhet te pranoje negociatat papa francesku thirrje per paqe ai qe gjen guximin te ngreje flamurin e bardhe eshte me i forte

Papa Françesku ka deklaruar se Ukraina duhet të gjejë guximin dhe të ngrejë një “flamur të bardhë”duke negociuar me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Kreu i Vatikanit tha se në një konflikt, pala humbëse duhet të gjejë guximin ta pranojë disfatën dhe negociatat.

“Unë besoj se më i fortë është ai që e sheh situatën, ai që mendon për njerëzit, ai që ka guximin të ngrejë flamurin e bardhë dhe të negociojë”, tha Papa muajin e kaluar në një intervistë me transmetuesin publik zviceran RSI.

Në intervistë Papa shtoi se negociatat po zhvillohen me ndihmën e fuqive ndërkombëtare dhe se duhet pasur guxim për të negociuar, kur “gjërat shkojnë keq”.

Ai deklaroi se “ka shumë që duan të veprojnë si ndërmjetës, veçanërisht Turqia”. “Mos ki turp të negociosh përpara se situata të përkeqësohet”, tha Papa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts