‘’Ukraina e pasigurt’’, evakuimi i fëmijëve me kancer, mision i pamundur

Children patients whose treatments are underway sit on chairs moved to the hallways of basement floors of Okhmadet Children’s Hospital, as Russia’s invasion of Ukraine continues, in Kyiv, Ukraine, on Feb. 28, 2022.

23:21 21/04/2022

Evakuimi nga Ukraina dhe rreziku që i kanoset, fëmijëve të cilët po trajtohen nga kanceri, është ‘’pothuajse i pamundur’’ tregon për CNN drejtoresha e Fondacionit më të madh të fëmijëve me kancer.

Yuliya Nogovitsyna, e cila drejton Fondacionin e bamirësisë Tabletochki, e ka quajtur ‘’Mision të pamundur’’ zhvendosjen e fëmijëve me kancer, në drejtim të Perëndimit të Ukrainës dhe më pas në kufi.

‘’Që prej ditëve të para të luftës, ne u përpoqëm ti evakuonim fëmijët nga spitalet e mëdha, duke i dërguar në grupe nëpërmjet autobusëve, trenave ose makinave drejt Lviv-it.

‘’Është mjaft e vështirë dhe sfiduese sepse nuk mund të gjeje mjete transporti për këta fëmijë.’’

Zonja Nogovitsyna shtoi se ‘’Kjo tregon se nuk mund të jesh në asnjë vend të Ukrainës e sigurt.’’

Ditën e djeshme, Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, tha se ‘’5.3 milionë ka lënë Ukrainën dhe 7 milionë janë zhvendosur brenda vendit.’’

Shumica e atyre që janë larguar nga Ukraina, janë shpërngulur në Poloni, ndërkohë një pjesë tjetër kanë udhëtuar drejt Sllovakisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Moldavisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *