Ukraina e Rusia do të takohen për eksportin e grurit

ukraina e rusia do te takohen per eksportin e grurit
ukraina e rusia do te takohen per eksportin e grurit

23:26 12/07/2022

Takimi i ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja synon çlirimin e rreth 20 milionë ton drithë 

Delegacionet ushtarake të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë do të takohen me zyrtarë të OKB-së në Stamboll të mërkurën për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për të rifilluar eksportet e sigurta të grurit nga porti kryesor i Detit të Zi, ai i Odesës, ndërsa kriza globale e ushqimit përkeqësohet.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar njoftoi takimin të martën. Turqia ka punuar me Kombet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një marrëveshje pasi pushtimi rus i Ukrainës më 24 Shkurt solli rritjen e çmimeve të drithërave, vajrave të gatimit, karburantit dhe plehrave kimike.

Sipas diplomatëve, elementët e planit që po diskutohet përfshijnë anijet ushtarake ukrainase që do të duhet të shoqërojnë anijet me grurë brenda dhe jashtë portit të minuar; Rusia pranon një armëpushim ndërsa mallrat lëvizin; dhe Turqia e mbështetur nga Kombet e Bashkuara inspekton anijet për të parandaluar kontrabandën e armëve.

“Ne po punojmë vërtet shumë, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Shumë njerëz po flasin për këtë. Ne po përpiqemi ta bëjmë atë,” u tha gazetarëve të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Ukraina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë globalë me grurë, ndërsa Rusia është gjithashtu një eksportues i madh i plehrave kimike dhe Ukraina një prodhues i rëndësishëm i misrit dhe vajit të lulediellit. Pushtimi rus dhe bllokada detare e Ukrainës ka bllokuar eksportet, duke lënë dhjetëra anije të bllokuara dhe më shumë se 20 milionë tonë drithë nëpër kapanone në Odesa.

Korrja e ardhshme është gjithashtu në rrezik pasi Ukraina tani ka mungesë të hapësirës për magazinim për shkak të ndalimit të eksporteve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts