“Ukraina është e jona”, Lukashenko i hedh benzinë zjarrit: Nëse do përballemi me agresion, do të bashkëveprojmë me Rusinë

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ka nxitur më shumë debate, duke i hedhur benzinë zjarrit, ndërsa tha ishte i gatshëm të pranonte armatime bërthamore ruse brenda territorit të shtetit të tij.

Ai pohoi se nuk do ta mbështesë kurrë histerinë nacionaliste në Ukrainë.

“Nuk do ta mbështes kurrë histerinë nacionaliste në Ukrainë. Do të bëj gjithçka që Ukraina të bëhet e jona. Ukraina është e jona, njerëzit atje janë tanët. Nuk është fjalim emocional, por besim i palëkundur. Prandaj nëse, mos e dhënë Zoti, do të përballemi me agresion nga ana e Ukrainës, do të bashkëveprojmë me Rusinë sa më ngushtë të jetë e mundur, në mënyrë ligjore, ekonomike dhe politike”, tha Lukashenko.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.