Ukraina ‘feston’ Ditën e Pavarësisë në luftë

ukraina feston diten e pavaresise ne lufte
ukraina feston diten e pavaresise ne lufte

10:34 24/08/2022

Më 24 Gusht të vitit 1991 Ukraina u çlirua nga Bashkimi Sovjetik

Ukrainasit shënojnë 31-vjetorin që kur u çliruan nga Bashkimi Sovjetik. 24 Gushti është  Dita e Pavarësisë së Ukrainës por këtë herë kjo datë është një pikë kthese e veçantë, sepse  kanë  kaluar gjashtë muaj nga dita që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Me një përzierje trishtimi, lotësh dhe sfidash, Ukraina feston këtë ditë të shënuar për të tetën herë në mes të luftës.

Mbledhjet publike janë të ndaluara në kryeqytetin Kiev dhe një shtetrrethimi është në fuqi në qytetin lindor të vijës së parë të Kharkiv, i cili ka për muaj të tërë ka që në  shënjestër e bombardimeve.

Në një fjalim emocional për të shënuar 31-vjetorin e pavarësisë së vendit, Presidenti Volodymyr Zelensky tha  Ukraina rilindi kur Rusia e sulmoi më 24 Shkurt dhe u zotua se do të rimarrë Krimenë e aneksuar dhe zonat e pushtuara në lindje.

“Një komb i ri u shfaq në botë më 24 Shkurt në 4 të mëngjesit. Nuk lindi, por rilindi. Një komb që nuk qau, nuk bërtiti dhe nuk u tremb. Një që nuk iku. Nuk u dorëzua. Dhe nuk harroi”, u shpreh ai.

Ushtria e Ukrainës u ka bëri thirrje njerëzve që t’i marrin seriozisht paralajmërimet e sulmeve ajrore. Kjo luftë  ka vrarë mijëra civilë dhe ka detyruar mbi një të tretën e 41 milionë njerëzve të Ukrainës të largohen nga shtëpitë e tyre.

Humbjet të mëdha ka patur edhe në radhët e ushtrisë ku sipas zyrtarëve atje rreth 9,000 ushtarë janë vrarë në luftë. Rusia nuk i ka publikuar humbjet e saj, por inteligjenca amerikane vlerëson 15,000 të vrarë në atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak” për të “denazifikuar” Ukrainën.

Qytetet tani janë kthyer në gërmadha dhe ndërsa efektet e luftës po ndihen kudo në  botë.

Kujtojmë se Ukraina u çlirua nga Bashkimi Sovjetik në Gusht të vitit 1991 pas një puçi të dështuar në Moskë dhe një shumicë dërrmuese e ukrainasve votuan në një referendum për të shpallur pavarësinë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts