Ukraina feston Ditën e Pavarësisë nën hijen e luftës

23:40 24/08/2023

Kryeministri polak: Grupi Wagner është më i rrezikshëm nën mbikqyrjen e Putinit

Dita e Pavarsisë së Ukrainës u festua nën hijen e luftës.

Në këtë ditë të shënuar për popullin e tij presidenti Volodimir Zelenksye premtoi fitore.

“Ne do ta fuqizojmë Ukrainën në atë masë sa të jetë e mjaftueshme për të fituar gjithmonë. Ne do ta rindërtojmë Ukrainën së bashku dhe duam ta bëjmë Ukrainën pjesë të aleancës së NATO-s. Vizioni ynë sot është Ukraina e fortë në Evropën e fortë.”

Mbështetjen për Kievin e treguan edhe presidenti lituanez Gitanas Nauseda, presidenti portugez, kryeministri norvegjez dhe Presidenti i Bosnjë-Hercegovinës të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Kiev.

Dita e Pavarësisë përkon me një përvjetor të keq pasi shënohen plot 18 muaj që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 Shkurt 2022. Sulmet ruse vijuan edhe në këtë ditë të shënuar në të gjithë Ukrainën ku nuk munguan as viktimat.

Sulmet ruse vijnë pas vdekjes së shefit të grupit famëkeq të militantëve Wagner, Jevgeni Prigozhin. Mes spekulimeve dhe mungesës së fakteve të verifikueshme, disa nga mbështetësit e Prigozhin kanë drejtuar gishtin e fajit te shteti rus, të tjerë tek Ukraina.  Rosaviatsia, agjencia ruse e aviacionit, publikoi emrat e të 10 personave në bordin e avionit të rrëzuar, duke përfshirë Prigozhin dhe atë të Dmitry Utkin, krahut të tij të djathtë.

Avioni, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver.

Rusia ka zgjedhur të heshtë por jo banorët e fshatit të cilët përshkruajnë ngjarjen.

“Kisha frikë se avioni do të binte në fshat. Hipa me biçikletë dhe shkova në vendngjare për rreth 20 minuta. Gjithçka ishte në flakë.”

Disa media ruse shkruajnë se avioni u rrëzua nga një raketë por shkaqet e vërteta do të zbulohen pasi hetimet të mbyllen.

Pavarsisht shkaqeve shkruan Reuters, vdekja e tij do ta çlironte Putinin nga një person që sfidoi hapur regjimin e tij që kur mori pushtetin në 1999. Për kryeministrin polak Mateus Moraviecki Grupi Wagner do të bëhet një kërcënim edhe më i madh tani që ka të ngjarë të vihet nën kontrollin e presidentit rus Vladimir Putin.

“Grupi Wagner, i cili është nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Putinit dhe njerëzve të tij, do të përdoret më shumë se më parë si një mjet për provokim, shantazh, sulme dhe të gjitha llojet e veprimeve për të destabilizuar vendet në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë.”

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts