Ukraina humbet Poloninë/ Varshava ndalon furnizimin me armë

ukraina humbet polonine varshava ndalon furnizimin me arme

ukraina humbet polonine varshava ndalon furnizimin me arme

16:44 21/09/2023

Shkak, mosmarrëveshjet per drithërat

Ukraina duket se po humbet një nga aleatët e saj më të vendosur në luftën e saj kundër Rusisë. Bëhet fjalë për Poloninë fqinje, e cila së fundi ka vendosur të ndërpresë furnizimin e Kievit me armë. Vendimin e bëri të ditur kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, gjatë një fjalimi televiziv, si kundërpërgjigje për mosmarrëveshjet që kanë lindur mes dy vendeve për importet e grurit.

“Ne nuk po transferojmë më armë në Ukrainë, sepse tani po armatosim Poloninë me armë më moderne,” tha Moraëiecki duke shtuar se Varshava do të rrise numrin e produkteve të ndaluara nëse Ukraina përshkallëzon mosmarrëveshjen për drithërat.

Mosmarrëveshja e grurit filloi pasi Rusia mbylli korsitë kryesore të transportit të drithërave në Detin e Zi dhe e detyroi Ukrainën të gjente rrugë alternative tokësore. Kjo nga ana tjetër çoi në sasi të mëdha drithi që përfundonin në Evropën Qendrore. Ndaj Bashkimi Evropian ndaloi përkohësisht importet e grurit në pesë vende, Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki, për të mbrojtur fermerët vendas.

Ndalimi përfundoi më 15 Shtator dhe BE zgjodhi të mos e rinovojë atë, por Hungaria, Sllovakia dhe Polonia vendosën të vazhdojnë ta zbatojnë atë.

Në fillim të kësaj jave, Ukraina ngriti padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër këtyre vendeve lidhur me ndalimet, të cilat sipas saj ishin një shkelje e detyrimeve ndërkombëtare.

Mosmamarrëveshjet mes dy vendeve i shtuan akoma më shumë komentet e bëra nga Presidenti Volodymyr Zelensky në OKB, i cili tha se disa vende kishin shtirur solidaritet me Ukrainën.

Varshava thirri menjëherë ambasadorin e Ukrainës për të dhënë shpjegime, ndërsa i denoncoi si “të pajustifikuara deklaratat lidhur me Poloninë.

Tv Klan

ukraina humbet polonine varshava ndalon furnizimin me arme

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts