
18:10 13/04/2022
Një koment i presidentit francez Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë “vëllezër” nuk është pritur mirë në Ukrainë. Macron e kishte përdorur këtë shprehje për të shpjeguar pse mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e dënoi këtë koment, duke e cilësuar si “zhgënjyes”.
Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha: “Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Ukrainës filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në 2014… Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet e Ukrainës në shkurt.”
Ai shtoi se “vëllezërit” nuk vrasin fëmijë, nuk qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre./tvklan.al