Ukraina ka “gisht”? Zjarr masiv në një qendër tregtare në Moskë, dhjetëra persona të bllokuar mes flakëve. Ish-truproja i Putinit…

Një qendër tregtare në Moskë ka shpërthyer sot në flakë. Dhjetëra persona dyshohet se janë bllokuar brenda ndërtesës dhjetëkatëshe Grand Setun Plaza në lagjen Kuntsevo të Moskës.

Gjeneral-major Alexander Kurenkov, ish-truproja e Putinit, i cili së fundmi u emërua ministër i emergjencave pasi paraardhësi i tij  ndërroi jetë, shkoi në vendngjarje për të mbikëqyrur operacionin e shpëtimit.

Rreth 120 njerëz janë evakuuar deri më tani nga ndërtesa. Megjithatë, dyshohej se 20 deri në 40 persona ndodhen ende të bllokuar.

Shkaku i saktë i zjarrit nuk dihet aktualisht, por ky zjarr vjen pak ditë pasi disa ndërtesa qeveritare janë përfshirë në flakë, ndërsa thuhet se për këto mund të ketë “gisht” Ukraina.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.