Ukraina ka plan edhe nëse Zelensky vritet, thotë Blinken

ukraina ka plan edhe nese zelensky vritet thote blinken
ukraina ka plan edhe nese zelensky vritet thote blinken

18:13 06/03/2022

Ukrainasit kanë një plan që parashikon vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë apo një tjetër në rast se presidenti Volodymyr Zelensky vritet. Kështu u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken për CNN.

“Ukrainasit kanë plane të paracaktuara, për të cilat nuk do të flas dhe nuk do jap detaje, për t’u siguruar që të ketë vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo një tjetër. Kjo është ajo që mund të them”, tha Blinken.

Ai po ashtu komplimentoi Zelensky për lidershipin e tij në këtë krizë.

“Lidershipi që Zelensky ka treguar, që e gjithë qeveria ka treguar është për t’u vlerësuar. Ata kanë qenë mishërimi i popullit jashtëzakonisht të guximshëm ukrainas”, tha Sekretari amerikan i Shtetit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts