
11:40 11/06/2022
Ukraina u ka kërkuar vendeve perëndimore dërgimin më të shpejtë të armëve ndërsa forcat ruse vazhdojnë ofensivën e tyre përgjatë krahut lindor të vendit.
Lufta në lindje tani është kryesisht një betejë artilerie në të cilën Kievi është goditur rëndë, thonë zyrtarët ukrainas.
“Kjo është një luftë artilerie tani,” tha për Guardian, Vadym Skibitsky, nënkryetari i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.
“Gjithçka tani varet nga ajo që na jep Perëndimi”, tha ai.
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, vendet e NATO-s kanë dhënë më shumë se 8 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën, me 4.6 miliardë dollarë që vijnë nga SHBA.
Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 750 milion Paund, ndërsa BE-ja ka ndarë 2 miliardë euro./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al