Ukraina këshillon devijimin e fluturimeve mbi Detin e Zi

12:48 14/02/2022

Stërvitjet e ushtrisë ruse rrezikojnë avionët e pasagjerëve

Era e luftës po fryn fort në Ukrainë. Teksa përqark kufijve të këtij vendi, ushtria ruse zhvillon stërvitje, edhe ushtria ukrainase përgatitet për luftë. Qeveria e Kievit u bëri thirrje kompanive të huaja ajrore të mos fluturojnë veçanërisht në zonën e Detit të Zi ku po stërviten forcat detare ruse.

Pjesë e stërvitjeve atje janë të paktën 30 anije dhe mjete të tjera luftarake detare. Por autoritetet e Kievit këshilluan kompanitë ajrore të mos i ndalojnë fluturimet drejt aeroporteve të këtij vendi.

Mediat ukrainase njoftuan se kompanitë e sigurimeve nuk garantojnë dëmet që mund të shkaktohen nga situata e luftës. Kompania holandeze KaeLeM njoftoi devijimin jashtë hapësirës ajrore ukrainase të të gjitha fluturimeve të saj. Edhe Lufthansa gjermane është mes shumë kompanive të mëdha ndërkombëtare që po shqyrtojnë mundësinë e pezullimit të fluturimeve ajrore drejt Ukrainës.

Drejtuesit e këtyre firmave i druhen përsëritjes së tragjedisë së vitit 2014, kur një avion i nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit i Malaysian Airlines, ku humbën jetën 298 personat në bord, u godit aksidentalisht teksa fluturonte mbi rajonet lindore nën kontrollin e pro-rusëve.

Dyshime u hodhën se avioni u godit nga sistemet raketore të mbrojtjes ajrore ruse, në duar të rebelëve filo-rusë. Një ndër këto sisteme, ai më i sofistikuari S-400 po përdoret për stërvitjet e mëdha në Krime, Bjellorusi dhe në kufirin ruso-ukrainas.

Tv Klan

TĂ« ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.