Ukraina, ligj kundër sistemit oligarkik

13:48 03/06/2021

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë një ligj që do të heqë oligarkët të cilët kanë dominuar vendin në dekada.

Aleatët dhe donatorët kryesorë të Ukrainës e kanë kritikuar vazhdimisht atë për mos frenimin e një numri të madh biznesmenësh të pasur, shumë prej tyre pronarë mediash, të cilët formojnë politikën prapa skenave.

Ligji i propozuar, i cili do të jetë në fuqi për 10 vjet, duhet të jetë hapi i parë drejt eliminimit të sistemit oligarkik. Sipas tij, personat që përmbushin përkufizimin e oligarkut do të regjistroheshin si të tillë dhe do të ndalohej të financonin partitë politike dhe të merrnin pjesë në privatizime dhe u kërkohej të paraqisnin një deklaratë vjetore të të ardhurave.

Mediat lokale kanĂ« spekuluar se 10 ose mĂ« shumĂ« ukrainas mund tĂ« konsiderohen oligarkĂ«, si Ihor Kolomoisky.  Pronari i kanalit televiziv 1 + 1 qĂ« i dha komedianit tĂ« atĂ«hershĂ«m Zelenskiy njĂ« platformĂ« tĂ« fuqishme pĂ«r tĂ« aktruar e cila i shĂ«rbeu pĂ«r t’u bĂ«rĂ« president.

Projektligji do t’u kërkojë gjithashtu zyrtarëve, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, kreun e bankës qendrore, ligjvënësit, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe autoritete të tjera të larta të paraqesin një deklaratë pas çdo kontakti me oligarkët.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *