Ukraina merr në dorë armët perëndimore

19:39 28/06/2022

Moska: Goditëm bazë ushtarake, jo qendër tregtare

Këto pamje tregojnë sistemin e sofistikuar amerikan të raketahedhësve amerikanë HIMARS në veprim në Ukrainë.

Prej disa ditësh, raketahedhësit e shumëfishtë me rreze të gjatë veprimi po përdoren nga ushtria ukrainase kundër rusëve, duke u vënë atyre në rrezik arritjet e deritanishme. HIMARS hedhin 6 raketa njëherësh dhe godasin me precizion objektiva deri 300 kilometra larg.

Në lindje të Ukrainës janë pozicionuar këto ditë edhe topat e sofistikuar gjermanë me rreze të gjatë veprimi Pancerhaubice 2000, siç vërtetohet në një reportazh të medias prestigjoze Bild. Topi me rreze të gjatë veprimi që kryen mbushje automatike godet objektiva mbi 400 kilometra larg.

Moska pretendon se të Hënën në qendrën tregtare të goditur me artileri në Kremençuk, ka goditur një depo municionesh ushtarake ukrainase, pavarësisht se u vranë 18 civilë. Në ditën e fundit të samitit, liderët e G7-ës janë në një mendje për gjetjen e mënyrave për të detyruar Rusinë t’a shesë me çmim të ulët tavan naftën.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.