
10:06 02/03/2022
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar informacionet që kanë qarkulluar se qyteti jugor Kherson ka rënë.
“Sipas informacioneve që kemi marrë, betejat po vazhdojnë tani. Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”, tha një zëdhënës i ministrisë.
Më herët, mediat shtetërore ruse kishin raportuar se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al