
11:23 09/03/2022
Ukraina ka ndaluar eksportin e thekrës, elbit, hikërrorëve, sheqerit, kripës dhe mishit deri në fund të këtij viti.
Sipas mediave ndërkombëtare, Ukraina është një ndër eksportueset më të mëdha të ushqimeve, e katërta në botë.
BE-ja i siguron 20% të importeve të drithërave nga ky vend dhe kjo sipas Sky News do të thotë që mund të ketë një numër mungesash ushqimore në të gjithë kontinentin për shkak të ndryshimeve.
Ukraina po ashtu i siguron bllokut materiale të tjera ushqimore, duke përfshirë 80% të mjaltit të saj. Çmimet e ushqimeve kanë nisur që të rriten në të gjithë botën dhe vendet do të duhet të përshtaten me ndryshimet.
Megjithatë ushqimet e nevojshme dhe produktet e higjienës do të vazhdojnë që të eksportohen nga Ukraina./tvklan.al