Ukraina ndërton një gardh prej betoni në kufi me Bjellorusinë

ukraina nderton nje gardh prej betoni ne kufi me bjellorusine
ukraina nderton nje gardh prej betoni ne kufi me bjellorusine

Ukraina po ndërton struktura fortifikuese dhe po instalon një gardh betoni të përforcuar në kufirin me Bjellorusinë.

Deklarata përkatëse u bë nga Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës Kyrylo Tymosheno në Telegram.

“Për momentin, njerëzit tanë në jug po i mirëpresin ushtrinë tonë, ndërsa në veri janë duke u zhvilluar punë të tjera. Këtu, ne po ndërtojmë një mur në kufirin me Bjellorusinë. Një hendek, argjinaturë, gardh prej betoni të përforcuar me tela me gjemba, këto janë pengesat inxhinierike që po ndërtohen në Volyn”, vuri në dukje Timoshenko.

Sipas tij, tashmë janë përfunduar rreth 3 kilometra të zonës kufitare. Punimet e ndërtimit vazhdojnë.

Sipas Timoshenko, kjo nuk është e gjitha, por detajet e mëtejshme nuk do të zbulohen.

Punimet përkatëse po kryhen në rajonin Rivne dhe rajonin e Zhytomyr.

Po ashtu, po ndërtohen fortifikime dhe po krijohen zona kufitare në rajonet në kufi me Rusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts