Ukraina në muajin e tretë të agresionit rus

14:38 25/04/2022

Blinken dhe Austin vizitojnë Kievin

Lufta në Ukrainë si pasojë e agresionit rus ka hyrë në muajin e tretë me bombardime të rënda, kryesisht në rajonet lindore.

Katastrofike cilësohet situata e krijuar në uzinë Azovstal në Mariupol, ku ende qëndrojnë të rrethuar një grup luftëtarësh dhe civilësh ukrainas.

Ndërkaq një tjetër qytet, Kremençuk u godit nga nëntë raketa, tha guvernatori ushtarak rajonal ukrainas.

Luftimet vijnë një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken dhe sekretari britanik i mbrojtjes Lloyd Austin vizituan Kievin në një udhëtim të kryer në fshehtësi të plotë.

Ata u takuan me presidentin Zelenski dhe zyrtarë të tjerë ukrainas. Departamenti i Shtetit teksa konfirmoi vizitën tha se Blinken bëri të ditur gjatë takimit se diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë këtë javë dhe se presidenti i SHBA Joe Biden do të emërojë Bridget Brink si ambasadore të SHBA në Ukrainë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.