Ukraina negocion për ushtarët e plagosur në Azovstal, përdor “ndërmjetësues me ndikim”

08:54 14/05/2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur gjatë natës në lidhje me situatën në Mariupol. Ai ka thënë se po zhvillohen negociata shumë të vështira për të larguar nga fabrika e çelikut Azovstal të plagosurit rëndë në radhët e ushtrisë ukrainase.

“Negociata shumë komplekse po zhvillohen për fazën tjetër të misionit të evakuimeve, largimin e të lënduarve rëndë dhe mjekëve. Po bëjmë gjithçka që të evakuojmë të gjithë të tjerët, çdo njërin prej luftëtarëve tanë”, tha ai.

Ai shtroi se Kievi po përdor “ndërmjetësues me ndikim” në negociata, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Marrja e qytetit port të Mariupolit është kyçe për qëllimet e luftës së Rusisë. Për këtë arsye trupat e saj e kanë bombarduar prej muajsh këtë qytet.

Ushtarët ukrainas janë strehuar në disa bunkerë në fabrikën e çelikut Azovstal. Kjo pikë është qëndresa e tyre e fundit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.