Ukraina/ Nga Biden te Stoltenberg, udhëheqësit botërorë ‘mblidhen’ në një video telefonatë, ja çfarë u diskutua

ukraina nga biden te stoltenberg udheheqesit boterore mblidhen ne nje video telefonate ja cfare u diskutua
ukraina nga biden te stoltenberg udheheqesit boterore mblidhen ne nje video telefonate ja cfare u diskutua

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e tjerë botërorë “përsëritën” angazhimin e tyre për t’i ofruar Ukrainës ndihmë sigurie, ekonomike dhe humanitare në një video-telefonatë të sigurt të martën, tha Shtëpia e Bardhë.

Në thirrjen, e cila përfshinte liderë të disa vendeve evropiane së bashku me Kanadanë dhe Japoninë, liderët “pohuan solidaritetin e tyre” me popullin ukrainas dhe dënuan vuajtjet humanitare në vend.

Ata diskutuan gjithashtu “angazhimet e tyre diplomatike përkatëse” dhe përpjekjet për të “imponuar kosto të rënda ekonomike për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse”.

Udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë diskutimet e tyre në vijim.

Pjesëmarrësit në thirrje përfshinin kryeministrin kanadez Justin Trudeau, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Fumio Kishida, sekretari i NATO-s Gjenerali Jens Stoltenberg, presidenti polak Andrzej Duda, presidenti rumun Klaus Iohannis dhe kryeministri britanik Boris Johnson.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts