“Ukraina, një skenë krimi”

18:03 13/04/2022

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, i cili ka vizituar qytetin ukrainas të Bucha-s, ka thënë se vendi është “një skenë krimi”.

“Ne jemi këtu sepse kemi arsye për të besuar se po kryhen krime brenda juridiksionit të gjykatës,” u tha ai gazetarëve.

“Ne duhet të shpojmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm,” tha ai.

Khan tha po ashtu se një ekip mjeko-ligjor ka nisur punën në qytet. Në Bucha thuhet se janë vrarë qindra civilë. Për këtë Ukraina akuzon forcat ruse, Por Rusia ka mohuar përgjegjësinë për vdekjet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.