Ukraina, padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare

23:45 27/02/2022

Ukraina ka paraqitur një kërkesë padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për një “mosmarrëveshje … lidhur me interpretimin, zbatimin dhe përmbushjen e Konventës së vitit 1948 për Parandalimin e Ndëshkimit të Krimeve të Genocidit”, sipas një njoftimi të gjykatës mbi dosjen, të përcjellë nga CNN.

Në aplikim, Ukraina thotë se Rusia “ka pretenduar në mënyrë të rreme për akte gjenocidi në rajonet separatiste të Luhansk dhe Donetsk, duke bërë që më pas të deklaronte dhe të zbatonte një “operacion special ushtarak” kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Presidenti Volodymyr Zelensky e njoftoi lajmin në Twitter, duke kërkuar një “vendim urgjent” nga gjykata.

Ukraina po ashtu e ka akuzuar Rusinë për planifikim të akteve të genocidit në këtë shtet dhe thotë se Rusia po vret qëllimisht dhe po plagos rëndë shtetasit e Ukrainës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.