Ukraina përgatitet për ofensivën ruse në Donbas

09:14 16/05/2022

Që nga dështimi për të marrë Kievin në fillim të pushtimit në fund të Shkurtit, kontrolli i Donbasit është bërë një nga objektivat kryesore të Moskës.

“Ne po përgatitemi për përpjekje të reja të Rusisë për të sulmuar në Donbas, për të intensifikuar disi lëvizjen e saj në jug të Ukrainës”, tha Presidenti Zelensky në fjalimin e tij të natës.

“Pushtuesit nuk duan ende të pranojnë se janë në një qorrsokak dhe i ashtuquajturi ‘operacion special’ i tyre tashmë ka dështuar”, shtoi ai.

Ai i bëri thirrje edhe një herë Perëndimit që të vendosë embargo të naftës ndaj Rusisë.

Ne po punojmë gjithashtu për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë. Partnerët duhet të marrin vendime që kufizojnë lidhjet e Rusisë me botën çdo javë,” tha ai.

“Pushtuesitg duhet ta ndjejnë koston në rritje të luftës për ta, ta ndjejnë vazhdimisht.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.