Ukraina përjashton armëpushimin nëse…

ukraina perjashton armepushimin nese
ukraina perjashton armepushimin nese

09:40 22/05/2022

Ukraina ka përjashtuar mundësinë e marrëveshjes për një armëpushim me Rusinë dhe tha se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Moskën që përfshin heqjen e territorit.

Në fjalimin e tij drejtuar popullit, Presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se megjithëse luftimet do të ishin të përgjakshme, fundi i luftës në Ukrainë do të vinte vetëm përmes diplomacisë dhe se pushtimi rus i territorit të saj do të ishte i përkohshëm.

Këshilltari i tij Mykhailo Podolyak e përjashtoi kategorikisht mundësinë e një armëpushimi, pasi ai tha se bërja e lëshimeve do t’i kthehej mbrapsht Ukrainës, sepse Rusia do të kundërpërgjigjej më fort pas çdo ndërprerjeje të luftimeve.

Ai shtoi se Kievi nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Moskën që përfshin cedimin e ndonjë territori./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts