Ukraina përparon drejt Kherson

19:32 24/07/2022

Forcat ruse vijojnë të intensifikojnë sulmet nga veriu në jug, Rusia po mban peng 170 persona në Zaporizhia

Ushtria e Ukrainës raportoi për shumë bombardime ruse në shumë lokacione në veri, jug dhe lindje, dhe përsëri iu referua operacioneve ruse që hapin rrugën për një sulm ndaj Bakhmutit në Donbas.

Komanda e forcave ajrore të Ukrainës tha se kishte rrëzuar tre raketa të lëshuara nga forcat ruse nga Deti i Zi dhe që synonin rajonin perëndimor të Khmelnytskiy.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka bërë të ditur se forcat ukrainase po lëviznin me shpejtësi  në rajonin e pushtuar lindor të Detit të Zi, Kherson. Instituti për Studimin e Luftës tha në vlerësimin e tij të fundit se Ukraina dukej se po fillonte një kundërofensivë Kherson.

Në fillim të këtij muaji, zëvendëskryeministrja e Ukrainës u kërkoi banorëve të Khersonit që të evakuonin qytetin sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur bllokimin në qytet gjatë një kundërofensive në Ukrainën jugore. Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar e kanë përshkruar Urën Antonivskyi kyçe për forcat ruse dhe nëse mohoheshin kalimet për forcat ruse në Kherson kjo do të ishte një pengesë e rëndësishme ushtarake dhe politike për Rusinë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka kërkuar qytetarëve në Enerhodar, një zonë kyçe e pushtuar nga Rusia, të zbulojnë se ku jetojnë trupat ruse dhe kush nga popullata lokale bashkëpunon me autoritetet okupuese. Kyiv Independent raporton se Rusia po mban robër 170 persona në rajonin e Zaporizhia. Sipas guvernatorit të këtij rajoni, forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 415 persona në rajonin jugor që nga 24 Shkurti.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ndodhet në Kajro për bisedime diplomatike me Egjiptin. Është ndalesa e parë pas pushtimit në Afrikë për të provuar të kthejë reputacionin dhe tregtinë globale të vendit.

Kryeministri hungarez Viktor Orban u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të zhvillojnë bisedime paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shtuar se Kievi nuk mund të fitojë kundër forcës më të madhe të Moskës. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Rumani, Orban kritikoi gjithashtu strategjinë e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se kjo po e dëmton bllokun.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *