“Ukraina po vë në rrezik civilët”/ U akuzua nga Zelenksy se po përjashtonte agresorët rusë nga përgjegjësia, kërkon ndjesë Amnesty International

Organizata “Amnesty International” kërkoi ndjesë të dielën për “shqetësimin dhe zemërimin” që ka shkaktuar një raport i saj publikuar të enjten, ku akuzohej Ukraina për vënien në rrezik të civilëve.

Por organizata tha sot se megjithatë i qëndron plotësisht gjetjeve të paraqitura. Në një email dërguar agjencisë “Reuters” të dielën, “Amnesty International” shkruante se kishte gjetur forcat ukrainase pranë zonave civile, në 19 qytete e fshatra që kishte vizituar, gjë që siç thotë organizata, i kishte ekspozuar ata ndaj sulmeve ruse.

Publikimi i raportit shkaktoi dorëheqjen e kryetares së “Amnesty International” për Ukrainën dhe nxiti kritika nga Kievi e diplomatë perëndimorë, të cilët akuzuan autorët e tij për pretendime të paqarta që dukej se barazonin veprimet mbrojtëse të ushtrisë ukrainase, me taktikat e pushtuesve rusë.

Kryetarja e dorëhequr e “Amnesty International” për Ukrainën, Oksana Pokalchuk, tha se kjo organizatë nuk mori parasysh kundërshtimin e saj ndaj raportit, duke shtuar se ai ishte një dhuratë propagande për Moskën.

Në një deklaratë të postuar të premten në mbrëmje në Facebook, Oksana Pokalchuk akuzoi organizatën për shpërfillje të realitetin në një kohë lufte në Ukrainë dhe shqetësimeve të anëtarëve të personelit lokal, që kishte kërkuar që raporti të ripunohej.

Në një reagim ndaj raportit, Presidenti Volodimir Zelensky akuzoi grupin se po përpiqej të shkarkonte agresorët rusë nga përgjegjësia.

Zyrtarët ukrainas thonë se përpjekjet e tyre janë përqendruar tek evakuimi i civilëve nga zonat që ndodhen në vijën e parë të frontit. Rusia, e cila mohon të ketë shënjestruar civilë, nuk ka komentuar rreth gjetjeve të raportit.

Moska ka justifikuar në mënyrë të përsëritur sulmet në zonat civile, duke pretenduar se luftëtarët ukrainas kishin ngritur pozicione zjarri në vendet që kanë qenë objektiv i saj./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.