Ukraina, Polonia dhe shtetet balltike bojkotojnë samitin e OSBE

ukraina polonia dhe shtetet balltike bojkotojne samitin e osbe

ukraina polonia dhe shtetet balltike bojkotojne samitin e osbe

13:33 30/11/2023

“Merr pjesë Lavrov, Perëndimi dënon agresionin rus”

Ministrat e Jashtëm nga Ukraina, Polonia dhe shtetet baltike e bojkotuan samitin vjetor të OSBE-së për shkak të pjesëmarrjes në të shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

Lavrov mbërriti mbrëmë vonë në Shkup në të parën vizitë në një shtet anëtar të NATO-s që nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës.

Në Këshillin e 30-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, po marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vendet partnere.

Lavrov nuk ishte i pranishëm në darkën joformale të ministrave të Punëve të Jashtme si dhe krerëve të delegacioneve të vendeve anëtare të OSBE-së ku mori pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Mungoi një takim mes Blinken dhe Lavrov pasi Sekretari amerikan i Shtetit u nis drejt Izraelit. Para largimit nga kryeqyteti maqedonas, Blinken akuzoi Rusinë se po shkel në mënyrë flagrante çdo parim thelbësor të OSBE-së në përpjekje për të ulur tensionet Lindje-Perëndim.

Gjatë dy ditëve delegacionet do të diskutojnë të ardhmen e OSBE-së nën drejtimin e Maltës si dhe sfidat në kushtet e luftës në Ukrainë.

Tv Klan


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts