Ukraina pret më shumë armatime të rënda nga SHBA

19:33 27/05/2022

Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të premten, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se dyshja diskutuan mbështetjen ushtarake amerikane për Kievin.

Kuleba thotë se “armatimet e rënda” janë në krye të axhendës së Ukrainës dhe se pas telefonatës pritet që të mbërrijnë më shumë armë.  

Komentet e tij vijnë pasi CNN raportoi se administrata e Biden po përgatitet t’i ofrojë Ukrainës Sistemet e Raketave të Shumëfishta Launch (MLRS), një sistem i avancuar raketash me rreze të gjatë.

Deri më tani, SHBA ka refuzuar t’i dërgojë Ukrainës sistemet me rreze më të gjatë, nga frika se ato mund të përdoren për të sulmuar objektiva brenda Rusisë, duke çuar kështu në zgjerim të konfliktin.

Duke iu përgjigjur raportit, një prezantues në televizionin shtetëror rus tha të premten se SHBA do të kalonte vijën e kuqe duke dërguar këto armë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.