Ukraina pretendon se 300 civilë u mbajtën peng në bodrumin e një shkolle

10:28 14/04/2022

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se rreth 300 persona janë mbajtur peng për katër javë në bodrumin e një shkolle pranë Chernihiv, në Ukrainën veriore.

Përmes një postim në Twitter, ministria tha se trupat ruse kishin marrë peng banorët e Yahidne, 140 km (80 milje) në veri të Chernihiv dhe se 18 njerëz dyshohet se kishin vdekur.

Tweet përfshinte një fotografi të një muri, për të cilin thuhej se ishte përdorur nga pengjet për të mbajtur gjurmët e ditëve që ata ishin atje dhe për të shkruar emrat e atyre që dyshohet se vdiqën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts