Ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha Rusisë

ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje te medha rusise
ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje te medha rusise

17:57 29/04/2022

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se Rusia ka humbur rreth 23 mijë personel ushtarak që nga fillimi i luftës, në një përditësim në Telegram. Autoritetet ukrainase thonë se që prej nisjes së pushtimit, Rusia ka humbur 986 tanke, 2418 mjete luftarake të blinduara, 435 sisteme artilerie, 189 avionë, 8 anije dhe 155 helikopterë.

Ministria e Mbrojtjes thotë po ashtu se Rusia ka përjetuar humbje të mëdha në Izyum, në lindje të Ukrainës.

Shifrat sa i takon humbjeve raportohen shumë herë më të ulëta nga pala ruse, megjithatë Moska ka pranuar më parë se ka pësuar “humbje të konsiderueshme të trupave” gjatë pushtimit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts