Ukraina: Rusia ka humbur 19,500 trupa gjatë pushtimit

12:55 11/04/2022

Ukraina ka dhënë përditësimin e fundit mbi numrin e humbjeve që Rusia ka pësuar që nga fillimi i luftës, ku pretendon se 19,500 trupa ruse janë vrarë dhe 1,923 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 137 helikopterë, 725 tanke dhe 154 avionë.

Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur. Kjo erdhi pasi NATO vlerësoi se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 Shkurt.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, javën e kaluar pranoi një humbje të rëndësishme të trupave ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke thënë se vdekjet e tyre ishin një “tragjedi”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts