Ukraina: Rusia po tërhiqet nga Kharkiv

ukraina rusia po terhiqet nga kharkiv
ukraina rusia po terhiqet nga kharkiv

10:05 14/05/2022

Sipas Institutit për Studime të Luftës, Ukraina me shumë mundësi ka fituar betejën për Kharkiv. Sipas të dhënave të këtij instituti Rusia u ndalua së rrethuari qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe tashmë është dorëzuari së bëri këtë.

Ka qenë një gjeneral ukrainas që ka thënë po ashtu se përpjekjet e armikut janë fokusuar në tërheqjen e njësive nga Kharkiv. Gazetarët e Reutesrs thonë se qyteti ka qenë i qetë për rreth 2 javë. Megjithatë Moska raportohet se ka bombarduar në zonat rreth Kharkiv.

Kharkiv, ndodhet në verilindje, dhe në disa raste është quajtur një qytet fortesë. Këtë emër e ka fituar gjatë kësaj lufte. Që prej nisjes së pushtimit ka qenë një pikë kyçe strategjike nga forcat ruse.

Megjithatë pas më shumë se dy muajsh sipas institutit amerikan, rusët jo vetëm dështuan që ta merrnin qytetin, por janë dorëzuar së përpjekuri. Mendohet se trupat ukrainase kanë shtyrë mbrapsht në kufijtë ndërkombëtarë forcat ruse.

Edhe pse konsiderohet një moment i rëndësishëm në këtë luftë, instituti thotë se tërheqja e forcave ruse nuk është e plotë pasi janë parë edhe rreth kryeqytetit Kiev./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts