Ukraina: Rusia vijon bombardimin e Kievit dhe Mariupolit

15:24 07/03/2022

Ministria e Jashtme ukrainase deklaron se trupat ruse kanë vijuar të bombardojnë qytetet përfshirë Kievin dhe Mariupolin këtë të hënë, pavarësisht se premtoi korridore humanitare.

Ukraina thotë se bombardimet po bllokojnë evakuimin e civilëve, ashtu sikurse edhe dërgimin e ndihmave humanitare në disa zona.

Që prej mëngjesit të sotëm, në Ukrainë u hapën 6 korridore humanitare sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Kjo pasoi më një armëpushim të dakordësuar për të mundësuar që civilët të evakuoheshin nga qytetet e Kievit, Mariupolit, Kharkiv dhe Sumy.

Megjithatë, këto rrugët të çojnë kryesisht në Rusi, ose në zona të kontrolluara nga Rusia. Ukraina tha se ato ishin të papranueshme. Ndërkohë, kryebashkiaku i Irpin, tha se momentalisht, evakuimi i civilëve po vijonte pa bombardime.

Kjo zonë është rreth 20 kilometra në veriperëndim të Kievit dhe pranë aeroportit të Hostomel, një pikë strategjike në qendër të luftimeve mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Ndërsa në rajonin e Mykolayiv, zyrtarët thonë se tanket ruse po hapin zjarr në drejtim të aeroportit rajonal. Më herët, guvernatori rajonal tha se forcat ukrainase kishin e kishin rimarrë atë nën kontroll./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.