Ukraina shkatërron bazën ruse në Donetsk

ukraina shkaterron bazen ruse ne donetsk
ukraina shkaterron bazen ruse ne donetsk

09:02 02/01/2023

400 ushtarë rusë të vrarë, sulmohet sërish me drone Kievi

Ukrainasit e nisën vitin e ri 2023 me shkatërrimin e një baze ruse në qytetin Makiivka që ndodhet në Donetsk-un e pushtuar. Bilanci, 400 ushtarë rusë të vrarë. Burime të tjera flasim për të paktën 600 viktima. Është sukses i kundërzbulimit ukrainas që duke gjurmuar telefonat celularë të ushtarëve rusë identifikoi bazën e madhe në një prej provincave që Rusia ka aneksuar.

Suksesi i operacionit ukrainas u garantua nga përdorimi i raketave HIMARS për të goditur bazën ruse, ku përveç trupave kishe edhe municion luftarak që shpërtheu dhe e shkatërroi ndërtesën.

Në një lëvizje të rrallë, autoritetet pro-ruse pranuan viktimat. Por Moska refuzoi të konfirmojë numrin e vdekjeve.

Sulmi ukrainas erdhi pasi presidenti VolodymyrZelensky uroi për fitore dhe një “kthim në normalitet” për Ukrainën në vitin 2023.

Pas sulmit në nisje të vitit të ri, Rusia gjithashtu sulmoi sërish infrastrukturën energjetike, duke dëmtuar disa objekte dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Deri në orën 3 të mëngjesit të së hënës, sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 20 objekte ajrore mbi Kiev, tha administrata ushtarake.

Sulmi i së hënës vjen pas breshërisë së dronëvenatën e Vitit të Ri, që vranë të paktën një person në Kiev.

Rusia ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës për disa muaj, duke shkatërruar termocentralet dhe duke zhytur miliona në errësirë gjatë dimrit të ftohtë të vendit.

Në të tjera pjesë të frontit, komanda ushtarake e lindjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan nëntë dronë iranianë mbi rajonet Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts