Ukraina sugjeron bisedime për Mariupolin

ukraina sugjeron bisedime per mariupolin
ukraina sugjeron bisedime per mariupolin

23:55 24/04/2022

Kyiv po propozon mbajtjen e një raundi të posaçëm të negociatave të paqes me Rusinë, që do të fokusohen te ajo çfarë po ndodh në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, thotë një këshilltar i presidentit ukrainas.

Oleksiy Arestovych sugjeroi se bisedimet mund të synojnë të vendosin një armëpushim dhe të përcaktojnë fatin e civilëve dhe luftëtarëve të bllokuar në qytetin port jugor.

Për javë të tëra, një grup i vogël mbrojtësish ukrainas të vendosur në fabrikën e çelikut në Mariupol kanë penguar forcat ruse të marrin kontrollin e plotë të portit strategjik.

Ka gjithashtu raporte se civilë duke përfshirë fëmijë janë strehuar atje./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts