
23:27 24/09/2023
Plagosen komandantë të marinës ruse, Moska e mohon
Forcat ukrainase kanë sulmuar me raketa anijet e flotës ruse në Detin e Zi, duke i shkaktuar humbje Kremlinit.
Nga pamjet e kamerës në dron shihet se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Si pasojë e sulmit raketor anija është neutralizuar dhe pas disa sekondave është fundosur.
Ukraina ka deklaruar se ka plagosur rëndë komandantët rusë të marinës, duke shkaktuar me dhjetra viktima në radhët e forcave ruse, por ky lajm është përgënjeshtruar nga Moska, që flet vetëm për një ushtar të zhdukur pas sulmit, teksa thotë se nuk ka raportime për të plagosur.
Qendra komanduese e Flotës së Detit të Zi në qytetin port të Sevastopolit, konsiderohet si më e mira në marinën ruse.
Burime brenda Kremlinit, i thanë BBC-së se sulmi është kryer me raketat Storm Shadow, që ia dorëzoi Britania e Madhe dhe Franca.
Ndërkohë Ukraina do të furnizohet me raketa me rreze të gjatë veprimi attack-coms edhe nga Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tjetër ndihme ushtarake që kap vlerën e 325 milionë Dollarëve, përfshi artileri dhe municione.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al