Ukraina sulmon portin rus të Detit të Zi, Novorossiysk

ukraina sulmon portin rus te detit te zi novorossiysk
ukraina sulmon portin rus te detit te zi novorossiysk

19:00 04/08/2023

Në port u ndalua përkohësisht gjithë lëvizja e anijeve, Moska: Sulmi në bazën e marinës u pengua

Dronët ukrainas sulmuan një bazë të Marinës Ruse pranë portit të Detit të Zi të Novorossiysk, një qendër kryesore për eksportet ruse.

Sulmi bëri që porti i Novorossiysk të ndalonte përkohësisht të gjithë lëvizjen e anijeve, pasi disa prej tyre u shkatërruan, sipas Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik që operon një terminal nafte atje.

Të shtëna dhe shpërthime u rapotuan në të gjithë Novorossiysk. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte zmbrapsur sulmin ukrainas në bazën e saj detare atje me dy drone detare.

Përleshjet në det janë shtuar javët e fundit, pasi Rusia braktisi një marrëveshje të OKB-së që mundësoi eksportimin e sigurt të grurit midis Rusisë dhe Ukrainës. Në fillim të kësaj jave, Rusia sulmoi portet e mëdha të Detit të Zi të Odesa dhe Chornomorsk, ku autoritetet thanë se 60,000 tonë drithë u shkatërruan, si dhe portet në lumin Danub.

Një hulumtim i bërë nga BBC tregon se Ukraina ka kryer të paktën 10 sulme me drone në det, duke synuar anijet ushtarake dhe bazën detare të Rusisë në Sevastopol. Kjo bazohet në njoftimet e autoriteteve ruse dhe ukrainase dhe raportet e mediave lokale.

Ndërkaq në fushën e betejës presidenti Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se ushtria e Ukrainës u përball me vështirësi në linjat e frontit në lindje dhe jug të vendit, por ishte dominuese në fushatën e tyre.

“Ka luftime të ashpra. Pushtuesit po përpiqen të ndalojnë djemtë tanë me gjithë forcën e tyre. Sulme shumë të ashpra. Në jug, gjithçka është e vështirë. Por çfarëdo që të bëjë armiku, është forca ukrainase ajo që dominon”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij.

Mes të tjerash Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka vizituar trupat ruse që luftojnë në Ukrainë. Shoigu u informua nga një komandant se trupat kishin arritur sukses në fushëbetejë.

Udhëtimi i Shoigu erdhi disa ditë pas një vizite në vijën e frontit nga gjenerali Valery Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm dhe komandant i përgjithshëm i përpjekjeve luftarake të Rusisë në Ukrainë. U sulmuan nga themeluesi i Wagner Yevgeny Prigozhin i cili i akuzoi vazhdimisht për paaftësi përpara se të fillonte rebelimin në Qershor.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts