
Autoritetet u bënë thirrje banorëve të Khersonit në Ukrainën jugore që të evakuohen për shkak të bombardimeve të intensifikuara nga forcat ruse.
“Granatimet e armikut pa ndalesë ndaj Khersonit të çliruar po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe në shkallë të gjerë. Situata e sigurisë ka qenë shumë e tensionuar ditët e fundit,” theksoi ministria.
Autoritetet lokale rekomandojnë edhe një herë që banorët e Khersonit të evakuohen në rajone më të sigurta për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tyre të dashur.
Njerëzve u ofrohet strehim falas, ndihmë akomodimi, pagesa në para dhe mbulim social.
Forcat ruse kishin goditur Kherson shtatë herë gjatë ditës së kaluar, duke synuar magazinat dhe shtëpitë e civilëve.
Numri i të vdekurve nga goditja e 24 dhjetorit në qendër të Khersonit u rrit në 16 persona. Gjashtëdhjetë e katër civilë u plagosën.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al