
21:35 07/08/2023
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës arrestoi një grua që fotografoi vendet që do të vizitonte presidenti
Komploti rus për të vrarë presidenti ukrainas Volodymir Zelensky dështoi. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës arrestoi një grua, e cila udhëtoi nëpër rajonin Mykolaiv dhe fotografoi vendet ku ishte planifikuar të shkonte presidenti.
“Gruaja, e cila është nga Mykolaivi, emri i së cilës nuk është bërë publik, po merret në pyetje. Ajo kishte qenë pjesë e një komploti që synonte vrasjen e Zelenskyt gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Mykolaiv, një qytet juglindor pranë frontit.”
Zyrtarët thanë se ajo u kap “në flagrancë” ndërsa u jepte informacion rusëve. Dyshohet se gruaja po u transmetonte informacion forcave ruse për vendndodhjen e Zelenskyt, duke përfshirë itinerarin e plotë të vizitës së presidentit në rajon.
“Nëse do të kishin marrë informacionin, rusët do të urdhëronin një sulm ajror për ta vrarë presidentin ukrainas.”
Autoritetet morën masa shtesë sigurie përpara vizitës së Zelenskyt..
“Shërbimi ukrainas i Sigurisë vazhdoi të dokumentojë veprimet kriminale të bashkëpunëtores së armikut dhe zbuloi operativët rusë dhe detyrat e dhëna prej tyre”, thanë zyrtarët në një deklaratë.
Vetë Zelenksy tha se ishte informuar për luftën kundër tradhtarëve në Ukrainë gjatë konferencës së tij të përditshme. Nëse dënohet, gruaja rrezikon 12 vjet burg.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al