Ukraina zbuti qëndrimin për bisedimet e paqes?

ukraina zbuti qendrimin per bisedimet e paqes

ukraina zbuti qendrimin per bisedimet e paqes

15:54 18/10/2023

E thotë Putin në Pekin. Asnjë koment nga Kievi

Sipas Vladimir Putinit, Ukraina ka zbutur qëndrimin dhe tashmë është e gatshme për negociata paqeje edhe në këto kushte kur ushtria ruse ndodhet në territorin e saj.

Nuk dihet nëse kjo është vërtetë, por shefi i Kremlinit e bëri të ditur këtë në konferencën për shtyp në përfundim të vizitës së tij në Kinë.

“Po dëgjojmë tani që ata duken gati për bisedime. Janë pikërisht ata që drejtojnë politikën e jashtme dhe që deri pak kohë më parë flisnin për disfata strategjike të Rusisë në fushëbeteja, tani thonë se problemet duhen zgjidhur në mënyrë paqësore.

Putin tha se ishte i gatshëm për bisedime, por theksoi se presidenti ukrainas duhet të shfuqizojë dekretin që ndalon bisedimet e paqes, deri kur ushtria ruse të tërhiqet nga territoret ukrainase.

Shefi i Kremlinit tha sistemi raketor i sofistikuar Kinzhal, që mund të kryejë edhe sulme bërthamore ka mbuluar tashmë edhe zonën e Detit të Zi. Ndërsa dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi këtë të mërkurë, largimin nga traktati me Shtetet e Bashkuara për ndalimin e testeve bërthamore i vitit 1963.

Tv Klan




ukraina zbuti qendrimin per bisedimet e paqes

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts