Ukraina zmbraps rusët nga rrethinat e Kievit

ukraina zmbraps ruset nga rrethinat e kievit
ukraina zmbraps ruset nga rrethinat e kievit

23:25 02/04/2022

Viktima civilësh mbushin rrugët pas tërheqjes

Autoritetet ukrainase njoftuan se forcat ruse kanë bërë një “tërheqje të shpejtë” nga rrethinat e Kievit të cilat tashmë janë marrë në dorë të vendasve. Ata kanë braktisur edhe aeroportin Hostomel pranë kryeqytetit, duke lënë pas rrënoja dhe shkatërrim. Sipas të njëjtave burime forcat ruse janë tërhequr edhe nga qytetet kryesore duke përfshirë Irpin dhe Bucha. Por teksa forcat ruse po tërhiqen po dalin në dritë mizoritë që ato kanë kryer në radhët e policisë civile.

Agjencia e lajmeve Reuters publikoi pamje nga rrugët e Busha ku numëroheshin mbi 20 persona civilë të pajetë anës rrugëve. Burra të moshës nga 18 në 60 vjeç janë grumbulluar dhe ekzekutuar nga ushtarët rusë. Kryetari i bashkisë së këtij qyteti u tha agjencive të lajmeve se një varr masiv në qytet përmbante mbi 280 trupa.

Autoritetet ukrainase konfirmuan edhe vrasjen e një fotoreporteri të njohur në rrethinat e Kievit. Forcat ukrainase janë duke përparuar edhe në veri të Kievit, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski akuzoi ushtarët rusë që po largoheshin se kishin lënë pas mina duke marrë jetë të pafajshmish.

Presidenca ukrainase tha se kishin rimarrë më shumë se 30 qytete dhe fshatra që kur Rusia njoftoi se do të fokusonte betejën në lindje. Vetë Moska e ka përshkruar tërheqjen e saj nga Kievi si një gjest vullnetmirë në negociatat e paqes. Por Ukraina dhe aleatët e saj thonë se forcat ruse janë detyruar të rigrupohen pasi kanë pësuar humbje të mëdha.

Në mesin kësaj lufte Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola u bë zyrtarja e pare europiane që vizitoi Kievin prej fillimit të luftimeve. Ajo u takua me presidentin Ukrainas Volodymyr Zelensky, ku i premtoi atij se Bashkimi Europian do të rrisë ndihmat ndaj Ukrainës dhe do të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve pas luftës.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts