
Ukraina e ka larguar ushtrinë e Putinit nga qyteti i saj i dytë më i madh në një kundërsulm të suksesshëm, ndërkohë që trupat e pajetë të ushtarëve rusë u gjetën në një fshat të vendosur në formën e Z, simbol i pushtimit rus në këto territore. Burrat e Kievit sulmuan në lindje nga Kharkiv, në Ukrainën verilindore, duke rimarrë qytetin Staryi Saltiv rreth 30 milje larg. Kështu deklaroi Pentagoni në një konferencë.
Lëvizja lehtëson presionin mbi Kharkiv, të cilin Putinin synon ta pushtojë, duke e granatuar rëndë. Po ashtu rusët kanë kërcënuar gjithashtu rrugën kryesore të furnizimit rus për forcat që aktualisht luftojnë në Donbas aty pranë. Gazetarët që dolën nga Kharkiv pas trupave që përparonin e përshkruan fshatin aty pranë si një ‘varrezë në ajër të hapur’, me rrugët dhe fushat e mbushura me trupa të shtrirë, raporton Daily Mail.
Një nga pamjet më të tmerrshme ishte zbulimi i atyre që dukej të ishin kufoma ruse të renditura në një model “Z”. Trupat e civilëve u gjetën gjithashtu brenda banesave dhe automjeteve të djegura aty pranë. Të dyja me gjasë përbëjnë krime lufte. Ndërkohë pamjet treguan artilerinë ukrainase duke shkatërruar një kolonë automjetesh të blinduara ruse më në jug, në perëndim të Izyum, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë për kontrollin mbi Donbas.
Inteligjenca amerikane thotë se Rusia lëshoi dje 30 raketa kundër objektivave brenda Ukrainës, ndërsa artileria vazhdoi të godiste pozicionet mbrojtëse në një përpjekje për spostuar ushtrinë. Pavarësisht granatimeve të rënda, përfitimet ruse kanë qenë ‘të vakëta’, tha Pentagoni. Forcat e Moskës bënë vetëm përparime të vogla rreth Popansa-s në veri në qytetin e Lyman, ndërsa përpiqeshin të rrethonin trupat ukrainase që mbronin qytetet Severodonetsk, Lysychansk, Slovyansk dhe Kramatorsk.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al