Ukrainas: Sulmet në stacione, për të ndërprerë furnizimet e ushtrisë

ukrainas sulmet ne stacione per te nderprere furnizimet e ushtrise
ukrainas sulmet ne stacione per te nderprere furnizimet e ushtrise

19:18 25/04/2022

Komanda ushtarake e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se po sulmon infrastrukturën hekurudhore të vendit me qëllim që të ndërpresë linjat e furnizimit me pajisje ushtarake nga vendet e huaja.

“Ata po përpiqen të shkatërrojnë rrugët e furnizimit të ndihmës ushtarako-teknike nga shtetet partnere. Për ta bërë këtë, ata fokusojnë goditjet në kryqëzimet hekurudhore”, shkruajtën Forcat e Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook.

Reagimi vjen pasi rusët sulmuan me raketa 5 stacione hekurudhore në vende të ndryshme të Ukrainës qendrore dhe perëndimore. Të paktën 5 persona mbetën të vrarë, ndërsa 18 të tjerë u plagosën në rajonin e Vinnytsia.

Muajin e shkuar rreth 50 civilë, shumë prej të cilëve po përpiqeshin të evakuoheshin në vende më të sigurta, u vranë nga një sulm me raketa në stacionin hekurudhor në Kramatorsk në lindje të Ukrainës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts