Ukrainasit bombardojnë bazën e ushtrisë private të Putinit, guvernatori i Luhanskut: U shkatërruan nga fuqia e zjarrit

ukrainasit bombardojne bazen e ushtrise private te putinit guvernatori i luhanskut u shkaterruan nga fuqia e zjarrit
ukrainasit bombardojne bazen e ushtrise private te putinit guvernatori i luhanskut u shkaterruan nga fuqia e zjarrit

Një prej lokacioneve të ushtrisë private Wagner në Popasna të Ukrainës, është goditur nga forcat ukrainase.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve NEXTA në llogarinë në Twitter.

Guvernatori i Luhanskut ka konfirmuar lajmin.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës edhe një herë tjetër patën rezultate të mira.  Në Popasna, selia e Wagner PMC u shkatërrua nga fuqia e zjarrit”, tha ai.

Ai tha se numri i viktimave ishte duke u verifikuar, ndërsa nuk bëri të ditur asnjë detaj tjetër rreth sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts