Ukrainasit godasin sërish Krimenë

20:00 16/08/2022

Shpërthime të mëdha tronditën një depo municionesh ruse në gadishullin e pushtuar të Krimesë të martën në mëngjes, duke u dhënë një tjetër goditje të turpshme forcave të Moskës një javë pasi shpërthimet në një bazë ajrore ruse në të njëjtin rajon shkatërruan disa avionë luftarakë.

Një zyrtar i lartë ukrainas, duke folur në kushte anonimiteti për operacionin, tha se një njësi elitë ushtarake ukrainase që vepron prapa linjave të armikut është përgjegjëse për shpërthimet. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë se episodi është një “akt sabotimi”.

Përdorimi i dukshëm i forcave të fshehta pas linjave të armikut nënvizon përgatitjen e lartë të forcave të Ukrainës. Që nga fillimi i luftës, ukrainasit kanë adoptuar taktika jokonvencionale me shpresën për të dobësuar armikun, ndërsa përpiqen të zmbrapsin sulmet nga një ushtri ruse shumë më e madhe dhe më e pajisur.

Të paktën dy civilë u plagosën nga shpërthimet në pjesën veriore të gadishullit dhe rreth 3,000 të tjerë u evakuuan nga zona përreth depos së armëve, tha guvernatori i Krimesë i instaluar nga Kremlin, Sergei Aksyonov. Shpërthimi ndodhi në një depo të përkohshme municioni pranë një baze ushtarake, shtoi ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk pati viktima por vetëm të plagosur dhe se shpërthimet dëmtuan linjat e energjisë elektrike dhe shinat e hekurudhave.

Mediat ruse gjithashtu raportuan për sulm të forcave ukrainase në një tjetër bazë ajrore në Krime. Pamjet satelitore para sulmit treguan se aty ndodheshin 12 avionë luftarakë Su24 dhe 12 avionë SU25.

Lajmet për sulmet ukrainase kanë ngritur dyshime për mbrojtjen ajrore të Rusisë. Dyshime janë hedhur nga zyrtarët turq dhe druhen se sistemi S-400 që Ankaraja bleu mund të mos jetë aq cilësor sa pretendohet nga rusët.

Ndërsa Ukraina vazhdoi të shënjestrojë linjat ruse të furnizimit dhe depot e municioneve, forcat ruse lëshuan një breshëri raketash dhe zjarr artilerie në disa qytete ukrainase përgjatë vijës së frontit.

Në qytetin verilindor të Kharkiv-it, predhat ruse shpërthyen në rrugë, goditën infrastrukturën dhe shkatërruan ndërtesa të tjera në pesë nga nëntë lagjet e qytetit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.