Ukrainasit kryejnë sulm me dronë kamikaz në Rusi, objektiv ishin rafineritë e naftës, bazat ajrore dhe energjia elektrike

ukrainasit kryejne sulm me drone kamikaz ne rusi objektiv ishin rafinerite e naftes bazat ajrore dhe energjia elektrike
ukrainasit kryejne sulm me drone kamikaz ne rusi objektiv ishin rafinerite e naftes bazat ajrore dhe energjia elektrike

Agjencitë ukrainase të inteligjencës kanë kryer një sulm mbi bazat ajrore të rusëve, trafot e energjisë elektrike si dhe rafineritë e naftës në tre rajone të ndryshme.

Sulmi është kryer nga inteligjenca ukrainase e njohur si SBU në bashkëpunim me inteligjencën ushtarake HUR, që kishin për cak bazën ajrore Akhtubinsk në rajonin e Astrakhanit në Rusi, trafo stacionin në rajonin Rostov si dhe një rafineri nafte në Kalach-na-Don në rajonin e Volgogradit, transmeton Telegrafi.

Një sulm i ngjashëm mbi bazën ajrore Akhtubinsk ka ndodhur muajin e kaluar, ku i janë dëmtuar rusëve dy aeroplanë luftarakë Su-57.

Ajo gjendet rreth 450 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, dhe rreth 30 kilometra në perëndim të kufirit Rusi-Kazakistan.

Sulmet i kanë konfirmuar edhe autoritetet ruse, por duke tentuar të minimizojnë dëmet që mund t’u jenë shkaktuar nga sulmet me dronë kamikaz.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Spread the love

Similar Posts