Ukrainasit kryejnë sulmin e parë në territorin rus

12:15 01/04/2022

Ushtria rimerr kontrollin në qytetet periferike të Kievit

Lufta në Ukrainë kapërcen për të parën herë kufirin rus. Ky filmim i publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters dëshmon pasojat e një sulmi të dy helikopterëve ukrainas, ndaj depozitave të naftës në Belgorod, qytetit rus që ndodhet vetëm 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Dy punonjës u plagosën. Pala ruse konfrimoi vetëm zjarrin në depozita, por ende jo sulmin, që konsiderohet si goditja më e rëndësishme hakmarrëse e ukrainasve.

Sulmi vjen teksa Pentagoni tha se ushtria ruse po rigrupohet për të nisur një ofensivë të re në lindje të Ukrainës, me fokus kryesor Harkivin, qytetin më të afërt me Belgorodin. Rusët duket se po ndryshojnë strategjinë e sulmit, për shkak të dëmeve të konsiderueshme të pësuara, ku në vetëm 37 ditë luftime kanë humbur gati 18 mijë ushtarë e mijëra makineri lufte.

Në qytezën Irpin në periferi të Kievit, që u përball me sulmin e ashpër rus që në ditët e para të sulmit, ushtarët ukrainas janë rikthyer. Për këtë banore të zonës, lumturia shkon përtej imagjinatës që sheh sërish ushtarët e vendit të saj në qytet.Luftimet sakaq vijojnë në Mariupolin e rrënuar edhe pse korridoret humanitare janë të hapura edhe sot.

Zyrtarët lokalë thonë se mbi 5 mijë persona janë vrarë vetëm në këtë qytet nga luftimet. Qyteti është shpopulluar në pjesën më të madhe, prej largimeve të banorëve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *