Ukrainasit rimarrin kontrollin e Chuhuiv

09:51 07/03/2022

Zyrtarët ukrainas thonë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv. Në një postim të dielën në mbrëmje, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin rimarrë qytetin nga trupat ruse, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave të Moskës gjatë betejës. Zyrtarët ukrainas deklaruan po ashtu se dy komandantë të lartë rusë u vranë.

Me një popullsi prej rreth 31,000 banorësh, Chuhuiv ndodhet në një vend strategjik, rreth 37 kilometra nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv. Ky i fundit është në shënjestër të bombardimeve të rënda ruse prej më shumë se një jave./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *