
Kryebashkiaku i Butsas, Anatoly Fedoruk pranë Kievit ka njoftuar se trupat ruse janë tërhequr nga qyteti.
Në një video-mesazh kryebashkiaku Fedoruk, falënderoi Forcat e Armatosura për çlirimin e qytetit, i cili është pushtuar nga ushtria ruse që më 27 shkurt.
“Ditë e rëndësishme, do të shkruhet në historinë e qytetit tonë… si dita e çlirimit të tij nga forcat ruse ,” tha kryebashkiaku Anatoly Fedoruk.
Ndërkohë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës të paktën 2 milionë njerëz janë larguar nga Kievi, ndërsa trupat ruse u nisën drejt skajit verilindor me synimin për të sulmuar kryeqytetin.
Por ky plan dështoi. Megjithatë më herët kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëruar se rreziku mbetet ende i lartë.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al