
20:07 29/05/2022
Grupi prej 12 personash po trajnohet në Kosovë
Është në ditën e parë të trajnimit në Kosovë për deminim nga kompania Mat Kosova. Dasha Bogovarova ka ardhur nga rajoni i Donjeckut enkas për këtë trajnim për t’u rikthyer në Ukrainë që të merret me asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
Bashkë me të në grupin e dytë të trajnimit janë edhe 12 ukrainas të tjerë, përfshirë edhe nga garda kombetare.
Dasha Bogovarova: Unë isha e ftuar për këtë trajnim nga MAT Kosova, unë gjithashtu kam kolegët që janë trajnuar këtu, ky trajnim që të kualifikohem dhe të rikthehem të shërbej në vendim tim meqë kem shumë territore të minuara.
Instruktori Hekuran Dula i cili është marrë me çështje të deminimit të mjeteve të pashpërthyera në 4 kontinente e ndërlidh luftën në Ukrainë me luftën e Kosovës dhe problemin e parë me të cilin janë ballafaquar pas luftës kanë qenë minat.
Trajnimi i grupit të dytë pritet të përfundojë në pjesën e dytë të Qershorit.
Tv Klan